Me Joaquin Correan që pritet ti bashkohet skuadrës gjatë ditëve të ardhshme, vëmendja e skuadrës Neroazzure tashmë është zhvendosur në një tjetër kah.
Kërkesat e teknikut Simone Inzaghi kanë bërë që Beppe Marotta të tentojë goditje të reja në merkato deri në ditën e fundit të kësaj merkatoje.
Zikaltërit po planifikojnë që në transferimin e rradhës të përfshihet edhe uruguajani Matias Vecino.
Lorenzo Insigne nuk është larguar nga vëmendja e kampionëve të Serie A dhe tashmë po përgatitet ofenziva finale për ta çuar deri në fund misionin e tyre.
20 milionë euro janë kërkuar nga Napolitanët mirëpo me përfshirjen e Vecinos kjo shifër pritet të ulet duke marrë parasysh që ky futbollist pëlqehet tej mase nga Luciano Spalletti.