Bisedimet në fazën e fundit: Juventus prezenton sulmuesin e ri!

Largimi i Cristiano Ronaldos ka bërë që Juventus të përshpejtojë procedurat për transferimin e një qendërsulmuesi të ri.

Zonja e Vjetër tashmë ka gati emrin e ri që do bartë barrën e sulmit për sezonin e ri.

Është ish-juventini, Moise Kean i cili pritet të rikthehet në Torino dhe për një gjë të tillë ka dhënë dritën jeshile edhe Everton e cila ka pranuar ofertën për një huazim me pagesë.

Gazetari i Sky Sports, Kaveh Solhekol raportoi se të dyja palët janë në bisedime të avancuara dhe raportet e mëparshme sugjerojnë që të dy klubet po negociojnë kushtet e marrëveshjes.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here