Gjatë ditës së sotme edhe zyrtarisht është lejuar largimi i një futbollisti nga skuadra e Interit, vendim ky i marrë nga Beppe Marotta në koordinim me drejtuesit e skuadrës.
Inter është duke kaluar nëpër një situatë të turbullt financiare dhe largimet e tilla duken të pamundura që të shmangen.
Bëhet fjalë për Valentino Lazaron i cili do të largohet në drejtim të skuadrës portugeze të Benficas.
Bëhet fjalë për një huazim 2 vjeçar me të drejtë blerje pas dy sezonesh për një shifër prej 8.5 milionë eurosh.
Transferimet e Edin Dzekos dhe Joaquin Correas e bën të pamundur qëndrimin e tij për shkak të hapësirave të vogla që tashmë ai ka në skuadër.