Milan vazhdon të ketë probleme të mëdha brenda skuadrës me çështjen e kontratave pasi tashmë edhe mesfushori tjetër Franck Kessie nuk po pranon rinovimin dhe kontrata i skadon në qershor të 2022.
Kërkesat e futbollistit për një pagë më të lartë kanë rënë në vesh të shurdhër dhe kaq ka mjaftuar për një gjigant europian që të hyjë në garë.
Todofichajes bën të ditur që Paris Saint Germain ka shprehur interesim serioz për shërbimet e tij dhe Rossonerët janë zënë në një situatë aspak të lakmueshme.
Portali iberian ka shkuar më tutje duke deklaruar që vetë futbollisti tashmë ka gati marrëveshjen personale me klubin për tu transferuar falas gjatë verës së ardhshme.
Objektivi i parë i PSG ishte Camavinga mirëpo ky i fundit u transferuar tek skuadra e Real Madrid.