Inter përmbylli një merkato e cila ishte e mbushur me shumë largime dhe blerje të bujshme.
Megjithatë objektivët e skuadrës nuk janë përmbushur akoma dhe ka akoma disa emra që janë në radarët e Neroazzurëve.
Tashmë po vëzhgohen futbollistët që janë pa skuadra dhe zikaltërit kanë shënjestruar ish yllin e Juventusit.
Mediat italiane bëjnë të ditur që ai është i gatshëm të transferohet në San Siro pas refuzimit që Juventusi i bëri atij më parë, shkaku i moshës.
Mirëpo tashmë futbollisti bask mund ta shohë veten tek kampioni i Serie A, një mundësi kjo edhe për tu hakmarrë ndaj Zonjës së Vjetër për shkak të refuzimit që i bën atij.