Ish trajneri i Interit tashmë ka gjetur punën e tij të re.
Njeriu i cili i solli titullin fansave të Interit dhe ndali marshin e Juventusit ka pranuar ofertën e bërë nga Sky Sport Italia dhe do të jetë konsultant profesional i këtij televizioni për ndeshjet e Champions League dhe ndeshjet e kombëtares.
Një gjë të tillë më herët e ka bërë edhe Jose Mourinho.
Conte nga ana tjetër është duke pritur një ofertë më serioze për sezonet e ardhshme për të kënaqur apetitet e tij në fushën e blertë.
Kishte zëra që thonin se ai do merrte drejtimin e Arsenalit mirëpo një gjë e tillë nuk rezultoi asgjë tjetër vetëm se thashethem.