Franck Ribery do të vazhdoj të qëndrojë në Serie A, pavarësisht largimit nga skuadra e Fiorentinës.
Francezi qëndroi për dy sezone te Fiorentina dhe tregoi formë të lartë përkundër moshës së tij.
38-vjeçari do të vazhdojë të mbetet në Serie A së paku edhe për një vit tjetër.
Sky Sports ka raportuar se Ribery është në bisedime me dy skuadrat e Serie a, Hellas Verona dhe Salernitana.
Gjithnjë sipas mediumit të famshëm Sky Sports, francezi do të vendos brenda kësaj jave se cilës skuadër do t’iu bashkohet.
Ish-anëtari i Bayern Munich e Olympique Marseille është i vendosur të qëndroj edhe për një vit në Serie A pasi ndihet në formë.