AC Milan këtë verë dështoi që të realizonte një goditje të trefishtë nga skuadra e Real Madrid mirëpo një gjë e tillë nuk i ka demotivuar drejtuesit e kuqezinjëve.
Luka Jovic, Dani Ceballoj dhe Isco po kërkoheshin të transferoheshin nga Rossonerët mirëpo një gjë e tillë nuk u arrit këtë verë.
Tashmë Paolo Maldini ka etiketuar vetëm një emër nga këta tre për verën e ardhshme.
Bëhet fjalë për Iscon i cili sipas të gjitha mundësive do të transferohet me parametra 0 në San Siro, shkaku i kontratës që do i skadojë në Madrid.
Rossonerët do të jenë në garë me Juventusin për shërbimet e spanjollit pasi edhe Allegri do të tentojë shërbimet e tij me parametra 0.