Futbollisti francez Eliaquim Mangala është shumë pranë transferimit në Serie A, bëjnë të ditur mediat në Apenine.
Mangala tashmë 30 vjeçar në vitin 2014 kishte qenë transferimi më i shtrenjtë i skuadrës së Manchester Cityt kur nga Porto e transferoi për shifrën e 45 milionë eurove.
Në atë kohë ishte njëri nga mbrojtësit më të kërkuar ndërkohë që tani mund të transferohet si i lirë për shkak se ndërpreu marrëveshjen që kishte me skuadrën e Valencias ku ishte për dy sezonet e fundit.
Ai tashmë pritet që karierën ta vazhdojë në Serie A ku ka shumë skuadra të interesuara për të.
Agjenti i tij tash e sa ditë është duke qëndruar në Apenine ku pritet që të arrijë një marrëveshje me njërën nga shumë skuadrat e interesuara.