Juventus ka gati goditjen e parë për merkaton e janarit.
Juventus nuk e ka nisur mirë sezonin e ri nën drejtimin e Massimiliano Allegrit.
Biankonerët kanë arkëtuar vetëm një pikë në tre ndeshje të luajtura, ndërsa të dielën do të kërkojnë fitoren e parë në sezon ndaj Milanit.
Te Zonja e Vjetër janë të vetëdijshëm se skuadra ka nevojë për përforcime dhe Allegri ka piketuar goditjen e parë për merkaton e janarit.
Calcio Mercato, raporton se Juventus ka nisur bisedimet me Realin për transferimin e Luka Jovic.
Jovic ka luajtur vetëm 9 minuta me Realin në sezonin e ri dhe dëshiron largimin nga Santiago Bernabeu.
Los Blancos janë të hapur për huazimin e tij dhe Juventus kërkon të përfitojë nga kjo mundësi.
Bisedimet kanë filluar dhe Jovic sipas të gjitha gjasave në janar do ta vesh fanellën e Juventusit.