Shkëmbim spektakolar: Lautaro në Etihad, ylli i Cityt te Interi

Inter dhe Manchester City kanë gati shkëmbimin spektakolar.

Lautaro Martinez është njëri nga lojtarët më të përfolur. Argjentinasi ishte i lidhur me një largim nga Meazza gjatë kësaj vere, por në fund vendosi të qëndrojë.

Lautaro ka kontratë me Neroaxurët deri në vitin 2023 dhe ky sezon sipas të gjitha gjasave do të jetë sezoni i fundit për të me fanellën e Interit.

Portali i njohur italian Calcio Mercato, ka lëshuar një lajm bombastik duke raportuar se Inter dhe Manchester City po përgatiten për shkëmbimin e verës së ardhshme.

Bëhet fjalë për një shkëmbim mes Lautaros dhe Gabriel Jesus. Lautaro pëlqehet shumë nga Guardiola dhe Qytetarët janë të gatshëm tia ofrojnë Interit kartonin e Gabriel Jesus dhe 30 milionë euro.

Calcio Mercato, shkruan se Neroaxurët janë të gatshëm ta pranojnë ofertën e Cityt dhe bisedimet pritet të fillojnë në janar.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here