Nuk dëshiron të qëndrojë në stol: Mauro Icardi nga janari në Serie A

Mauro Icardi drejt rikthimit në Itali!

Sulmuesi i PSG, Mauro Icardi sipas të gjitha gjasave do të largohet nga Parku i Princave gjatë merkatos së verës.

Icardi nuk është i kënaqur me statusin e tij te PSG dhe Parisienët janë të gatshëm ta lënë të lirë.

Tuttosport, raporton se Milan nuk ka hequr dorë nga transferimi i Icardit dhe se Rosonerët do të hidhen në sulm në merkaton e janarit.

Drejteusit e Milanit e shohin Icardin si zëvendësuesin ideal të Ibrahimovic, pasiqë ky i fundit sipas të gjitha gjasave do të pensionohet në fund të sezonit.

Përveç kësaj Ibrahimovic po has probleme të shumta me lëndimet dhe kontributi i tij në skuadër do të jetë i limituar.

Milan synon huazimin e Icardit me opsion blerjeje, ndërsa te PSG janë të hapur për këtë operacion.

Bisedimet pritet të fillojnë së shpejti dhe Icardi sipas të gjitha gjasave në janar do të rikthehet në San Siro, por kësaj rradhe si Rosoner.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here