Juventus dhe Borussia Dortmund kanë gati super shkëmbimin për merkaton e verës.
Massimiliano Allegri nuk e ka nisur aspak mirë sezonin e ri me Juventusin duke marrë vetëm një pikë në tre ndeshje të luajtura.
Biankonerët do të kërkojnë tre pikët e para në këtë sezon në derbin e nesërm ndaj Milanit.
Allegri ka filluar të mendojë për vijën e mbrojtjes, pasiqë Chiellini dhe Bonucci nuk dihet nëse do të vazhdojnë te Juventusi sezonin e ardhshëm.
Calcio Mercato, raporton se Allegri ka piketuar mbrojtësin ideal dhe se bëhet fjalë për Manuel Akanjin.
Biankonerët janë të gatshëm tia ofrojnë Borussias kartonin e Kulusevskit në këmbim të Akanjit.
Drejtuesit e Dortmundit janë të hapur për këtë shkëmbim dhe bisedimet pritet të fillojnë së shpejti.