Marrëveshja është arritur: Inter ka portier të ri

Handanovic drejt pensiomit, Neroaxurët kanë gjetur zëvendësuesin e tij.

Samir Handanovic pritet të pensionohet në fund të këtij sezoni pas dhjetë viteve si portier i Neroaxurëve.

Slloveni u transferua në Meazza në vitin 2012 nga Udinese për 15 milionë euro ka qenë pika më e fortë e Interit.

Portali i njohur spanjoll Todo Fichajes, raporton se Inter ka arritur marrëveshje me Andre Onanan.

Onana është opsioni më i mirë duke parë aspektin ekonomik, pasiqë do ti bashkohet Neroaxurëve me parametra zero.

Interesim për Onanan kanë shfaqur Napoli dhe Barcelona, por portieri kamerunas ka vendosur ta vazhdojë karrierën te Interi.

Todo Fichajes, shkruan se marrëveshja është arritur dhe se do të zyrtarizohet në janar.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here