Special One ka gati goditjen e parë për merkaton e janarit.
Jose Mourinho e ka nisur mjaftë mirë aventurën e tij te Roma duke marrë 12 pikë në 5 ndeshje të luajtura.
Giallorosët janë pretendent për titull dhe në merkaton e janarit në Olimpico pritet të arrijnë disa përforcime.
Mediat italiane, raportojnë se Roma ka gati goditjen e parë për merkaton e janarit dhe se bëhet fjalë për yllin e Glasgow Rangers, Ianis Hagi.
Për kartonin e sulmuesin rumun, Giallorosët do të ofrojnë 20 milionë euro, shifër të cilën Rangers janë të gatshëm ta pranojnë.