Largimi i Cristiano Ronaldos nga Juventus ka shkaktuar probleme të mëdha në skuadrën torineze mirëpo jo vetëm shkaku që ai nuk luan më aty.
Siç bën të ditur Corriere dello Sport, Zonja e Vjetër po kërkonte transferimin e Edin Dzekos që atëherë ishte pjesë e skuadrës së Romës por një gjë të tillë nuk e pëlqente aspak portugezi.
Kjo bëri që negociatat të ndaleshin pasi arritja e një marrëveshje atëherë ishte shumë pranë që të ndodhë.
Këtë situatë më së mirë e shfrytëzoi skuadra e Interit e cila e bëri për vete boshnjakun dhe deri më tani ka rezultuar një blerje shumë e qëlluar.