Lajmet e fundit të merkatos tek skuadra e Inter kanë protagonist Lautaro Martinez, numrin 10-të të padiskutuar tek Interi.
Edhe pse një rinovim deri në 2025 praktikisht thuajse është arritur, ky fakt nuk ka bërë që interesimi ndaj tij të largohet plotësisht.
Siç raporton Interlive.it, njëra nga skuadrat më të mëdha në Premier League është duke bërë gati një ofertë të frikshme prej 90 milionë eurosh që Inter e ka të vështirë ta refuzojë.
Argjentinasi po kërkohet me ngulm nga ishi i Juventusit, Fabio Paratici i cili tashmë është drejtor sportiv tek skuadra e Tottenham.
Arsyeja e këtij largimi është deficiti prej 245 milionë eurosh në arkat e Interit që me shitjen e Lautaros pothuajse do të dalë përfundimisht nga kriza e thellë financiare në të cilën është zhytur.