Situatë e hidhur në skuadër: Ylli i Inter largohet në janar!

Duket se tek kampi i Neroazzurëve kanë filluar të shfaqen pakënaqësitë e para në skuadër.

Kjo për shkakun që menaxhimi i futbollistëve nga ana e teknikut Simone Inzaghi nuk po duket të jetë i duhuri, shkaku i minutave të pakta në fushë për disa emra.

Njëri ndër ta është edhe Alexis Sanchez i cili ka bërë të ditur që dëshiron largimin nga kampionët e Serie A gjatë afatit kalimtar të janarit.

Ai ka një kontratë deri në 2023 mirëpo presidenti Zhang është duke e marrë parasysh edhe opsionin e shkëputjes së kontratës me të, gjë që do i kursente klubit plot 16 milionë euro nga paga e kilianit.

Duket se largimi i Sanchez është opsioni i vetëm për të për shkak të pamundësisë për të gjetur një vend titullari tek skuadra e Inzaghit.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here