Rosonerët kanë gati përforcimin e parë për merkaton e janarit.
Milan e ka nisur mjaftë mirë sezonin e ri duke arkëtuar 19 pikë në shtatë ndeshje të luajtura, dy më pak se Napoli i vendit të parë.
Rosonerët po shfaqin lojë të bukur dhe janë favorit për ta fituar Scudetton këtë sezon.
Portali i njohur spanjoll për transferime Todo Fichajes, raporton se Milan ka siguruar goditjen e parë për merkaton e janarit.
Bëhet fjalë për futbollistin e Realit, Isco Alarcon i cili ka dhënë dritën jeshile për transferimin e tij në San Siro.
Milan ka arritur marrëveshje me Realin për transferimin e Iscos në janar me parametra zero.
Iscos i skadon kontrata me Realin në fund të sezonit, por Los Blancos do t’ia prishin kontratën 29-vjeçarin në janar.