Në xhiron e dytë të Champions League skuadra e Benficas e shkatërroi Barcelonën me rezultat 3:0 dhe heroi i ndeshjes ishte Darvin Nunez.
Sulmuesi i ‘shqiponjave’ mahniti botën e futbollit këtë sezon dhe tashmë çmimi i tij ka arritur në 80 milionë euro.
Siç rapotojnë mediat portugeze, Nunez tashmë po kërkohet nga skuadra e Interit dhe Milanit.
Benfica po shpreson që çmimi i tij do të rritet akoma ndërkohë që ka një klauzolë me vlerë 150 milionë euro.
Nunez është vetëm 22 vjeçar dhe u transferua nga Almeria për një shifër prej 24 milionë eurosh para një viti.