Pastrim nga brenda: Milan në janar largon dy futbollistë!

Drejtuesit e Rossonerëve kanë marrë vendim për të larguar nga skuadra dy emra që nuk bëjnë pjesë më në planet e Stefano Piolit.

Bëhet fjalë për Andrea Contin dhe Samu Castillejo, emra të cilët pritet që të largohen me parametra 0.

Të dy lojtarët ende nuk kanë bërë debutimin e tyre këtë sezon sezon dhe sipas Calciomercato.com, ata me siguri do të largohen nga Rossonerët në afatin kalimtar të dimrit.

Conti, 27 vjeç, iu bashkua Rossonerëve në një marrëveshje prej 24 milionë eurosh nga Atalanta në vitin 2017, por nuk pati fat pasi pësoi një dëmtim në gju në fillim të kohës së tij me Rossonerët.

Nga ana tjetër, Castillejo sheh që marrëveshja e tij skadon në qershor të 2023 dhe Milani po kërkon oferta rreth 6 milionë eurosh për të lejuar largimin e tij.

Castillejo u lidh me një lëvizje në Getafe gjatë verës, por ai përfundimisht mbeti në San Siro.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here