Barcelona ka arritur të marrë fitoren e parë në fazën me grupe të Champions League 2021/22.
Katalanasit kanë mundur 1-0 në shtëpi Dinamon e Kievit në javën e tretë të Grupit E.
Goli që ka vendosur ndeshjen është realizuar në minutën e 36-të nga Gerard Pique.
Ky ka qenë goli i parë për Barcelona-n në këtë sezon të Champions-it dhe ka ardhur pas 200 minutash pa asnjë gjuajtje në portë nga ana e skuadrës së Koeman.
Në moshën 34 vjeç e 260 ditë, Pique është bërë lojtari më i vjetër që shënon për Barçën në Champions League.