Hyrja në botën e futbollit e Mohammed bin Salman i ka prishur punë shumë skuadrave të mëdha ku njëra nga ‘viktimat’ pritet që të jetë edhe Juventusi.
Zonja e Vjetër ka muaj që është duke punuar për transferimin e yllit të Barcelonës, Ousmane Dembele mirëpo tashmë gjërat janë komplikuar ndjeshëm.
Me një kontratë që i skadon në vitin 2022, francezi do të jetë njëri ndër emrat më të kërkuar edhe gjatë janarit pasi katalanasit nuk kanë arritur një marrëveshje për të rinovuar me të.
Ndërkohë që pronari i ri i Newcastle United raportohet se është i gatshëm që ti ofrojë një pagë prej 15 milionë eurosh, shumë kjo vështirë që do refuzohet nga anësori i katalanasve.