Bombë: Shkëmbim yjesh në mes të Juventusit dhe Barcelonës!

Massimiliano Allegri pritet që të humbasë emrat kryesorë të skuadrës gjatë këtij janari ose verën e ardhshme.

Njëri ndër ta padyshim që është Matthijs de Ligt i cili ka rënë përsëri në radarët e Barcelonës, transferim që tani po e kërkon edhe vetë futbollisti.

Siç raporton Don Balon, presidenti i Barcelonës Joan Laporta është në komunikim të vazhdueshëm me agjentin e tij Mino Raiola për të plotësuar këtë operacion deri në verën e ardhshme.

Holandezi ka një kontratë deri në vitin 2024 me Zonjën e Vjetër me një pagë vjetore prej 12 milionë eurosh duke përfshirë bonuset dhe një klauzolë largimi prej 150 milionë eurosh.

Ende nuk është bërë e ditur se cilin futbollist është e gatshme që të ofrojë Barcelona për të arritur kështu një marrëveshje shkëmbimi.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here