Portieri bask është një emër që u kërkua nga disa skuadra italiane edhe gjatë verës por interesimi ndaj tij në atë periudhë nuk ishte shumë i madh.
Por tashmë situata ka ndryshuar tek njëra nga skuadrat më të mëdha italiane për shkak se portieri i parë i tyre nuk e ka të sigurt edhe një sezon tjetër me këtë fanelë.
Wojciech Szczesny ka paralajmëruar një largim të mundshëm gjatë verës së ardhshëm duke bërë kështu që Zonja e Vjetër ka filluar lëvizjet e para në merkato.
Kepa Arrizabalaga ka një moshë 27 vjeçare dhe është emri i duhur për një përgjegjësi të tillë.
Ai tashmë ka një vlerë prej vetëm 13 milionë eurosh nga 80 milionë që e kishte kur Chelsea e transferoi atë në vitin 2018 nga Athletic Bilbao.