Roma ka pësuar një humbje tejet të thellë kundër skuadrës së Bodo/Glimt në kuadër të ndeshjeve në grup të Europa League.
Giallorossët e humbën këtë ndeshje 6-1 ku Mourinho kishte startuar me rezervat e skuadrës.
Kjo humbje e ka nervozuar tepër portugezin i cili tashmë po shqyrton mundësinë e largimit të disa prej futbollistëve që nuk i ka në planet e tij.
Lista e emrave që mund të largohen në janar vazhdon kështu:
Bryan Reynold, Borja Mayoral, Gonzalo Villar, Amadou Diawara dhe Marash Kumbulla janë lojtarët që pritet t’i thonë lamtumirë Romës gjatë janarit.