Nuk është i lumtur te Roma, Marash Kumbulla drejt transferimit tek një tjetër gjigant italian.
Mbrojtësi i Kombëtares, Marash Kumbulla pritet të largohet nga Roma pasiqë nuk bën pjesë në planet e Jose Mourinhos.
Edhe pse sezonin e kaluar ishte titullar, Kumbulla në sezonin aktual ka luajtur shumë pak dhe nuk është i kënaqur me statusin e tij.
Pas turpërimit me Bodo Glimt, drejtuesit e Romës janë të gatshëm ta shesin 21-vjeçarin dhe nga kjo situatë kërkon të përfitojë Interi.
Calcio Mercato, raporton se Inter synon transferimin e Kumbullës verën e ardhshme.
Neroaxurët e shohin Kumbullën si zëvendësuesin ideal të Skriniar, i cili pritet të largohet pas përfundimit të sezonit.
Inter ka shfaqur interesim për Kumbullën para se ai të përfundonte tek Roma.