Për Milanin duket se është çështja ‘Tani ose kurrë’ për të triumfuar në Serie A.
Rossonerët raportohet se janë duke bërë gati hiç më pak se 100 milionë euro për ti shpenzuar në merkaton e janarit.
Përveç Iscos që pritet të jetë blerja e parë e Rossonerëve në janar priten edhe disa blerje të tjera gjatë muajit të parë të vitit të ardhshëm.
Gazzetta dello Sport bën të ditur që Andrea Belotti është objektivi kryesor për Maldinin dhe transferimi i tij nga Torino do synohet të ndodhë në janar.
Pastaj do të vijë edhe Roman Favre nga skuadra e Brest pasi 23 vjeçari pëlqehet tej mase nga drejtuesit e skuadrës Rossonere.