Guardiola nuk e do më: Gabriel Jesus në janar tek gjiganti italian!

Gabriel Jesus pritet që të jetë njëri nga futbollistët e parë që do të largohet nga Manchester City gjatë merkatos së janarit.

Braziliani nuk është më një titullar i rregullt në formacionin e Pep Guardiolës.

24 vjeçari dëshiron që të luajë rregullisht dhe tek Citizens ai nuk po e ka këtë mundësi.

Mediat angleze kanë shkruar që sulmuesi tashmë ka mundësinë të largohet nga skuadra gjatë muajit janar.

Braziliani pëlqehet nga dy prej skuadrave më të mëdha në Europë: Juventus dhe Barcelona.

Mirëpo Juventus është në avantazh për shkak se Barcelona nuk ka mundësinë që të paguajë 60 milionë euro për shërbimet e tij.

Zonja e Vjetër ka nevojë për një sulmues të tillë dhe tashmë Allegri ka mundësinë ideale për të ndalur kokëdhembjen e tij!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here