Lorenzo Insigne padyshim që është objektivi i Interit që kjo e fundit po e kërkon me muaj ta transferojë por deri më tani pa sukses dhe gjërat sa po shkojnë e duke u ndërlikuar.
Futbollisti nuk ka rinovuar akoma me Napolin dhe vështirë se do ta bëj një gjë të tillë gjë që rritë interesimin për shërbimet e tij.
Mirëpo tashmë nuk është vetëm Inter në këtë garë sepse edhe Jose Mourinho dëshiron të sigurojë shërbimet e italianit.
Ciro Venerato gjatë një interviste të dhënë për Televomero ka deklaruar që Roma ka hyrë seriozisht në garë për italianin dhe Inter nuk do ta ketë të lehtë tashmë të arrijë deri tek nënshkrimi i tij.