Bombë nga Milano: Inter ‘lëshon dorën’, firmosë me njërin nga mesfushorët më të mirë në botë!

Skuadra e Interit ka vendosur për të bërë një sakrificë financiare për të firmosur përsëri me njërin nga mesfushorët më të mirë në botë.

Bëhet fjalë për mesfushorin kroat, Marcelo Brozovic të cilit do ti skadojë kontrata në fund të këtij sezoni dhe deri më tani ka qenë njëri ndër emrat më të përfolur në merkato.

Brozovic aktualisht paguhet 3 milionë euro në sezon dhe ka kërkuar një rritje drastike të pagës për të rinovuar me Neroazzurët.

Duke marrë parasysh krizën ekonomike, Inter nuk mund ti paguante atij një pagë prej 6 milionë eurosh në sezon por tashmë drejtuesit e skuadrës kanë ndërruar mendje.

Neroazzurët po bëjnë gati një ofertë prej 5 milionë eurosh në sezon me një kontratë që pritet të zgjasë deri në vitin 2025.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here