Fillon epoka Conte te Tottenham, Spurs transferojnë dyshen e Milanit në merkaton e janarit.
Antonio Conte sot edhe zyrtarisht është emëruar si trajner i Tottenham. Për italianin kjo do të jetë një sfidë e madhe, pasiqë Spurs renditen në pozitën e nëntë në Premier League.
Mediat angleze kanë filluar menjëherë të spekulojnë rreth përforcimeve që Conte do të bëjë në merkaton e janarit.
Sipas mediave angleze, Conte në merkaton e janarit synon transferimin e dyshes së Milanit, Franck Kessie dhe Alessandro Romagnoli.
Kessies dhe Romagnolit i skadon kontrata me Rosonerët në fund të sezonit dhe për Milanin kjo është mundësia e fundit që të përfitojë para nga shitja e tyre.
Për kartonin e dyshes, Tottenham do të ofrojë 40 milionë euro, ndërsa bisedimet pritet të fillojnë së shpejti.