Nacho Fernandez nuk po kalon një periudhë shumë të mirë tek Real Madrid dhe tashmë është në kërkim të një skuadre ku do të ketë rolin e një titullari.
El Nacional ka bërë të ditur që për shërbimet e mbrojtësit interesim të madh është duke shfaqur skuadra e Romës me në krye Jose Mourinhon.
Portugezi është një fans i madh i 31 vjeçarit dhe tashmë ka vendosur për ti ofruar atij mundësinë që të jetë përsëri nën urdhërat e tij, kësaj rradhe në Olimpico.
Nacho këtë sezon ka qenë pjesë e 9 ndeshjeve me Real Madrid por vetëm në 4 prej tyre ka qenë në pozicionin e tij të preferuar, në qendrën e mbrojtjes.