Gareth Bale 32 vjeçar, do të largohet nga Real Madrid në fund të këtij sezoni si futbollist i lirë, raportojnë kështu mediat në Spanjë.
Uellsiani raportohet të ketë zgjedhur skuadrën e tij të ardhshme dhe kjo zgjedhje është padyshim një surprizë e madhe për të gjithë.
Më herët flitej se ai do të vazhdonte karierën në MLS mirëpo një gjë e tillë rezultoi të ishte një lajm i rrejshëm.
Disa media raportojnë se ai do të vazhdojë karierën tek skuadra e Romës pasi ka zhvilluar një bisedë telefonike me teknikun Jose Mourinho i cili i ka rekomanduar atij që të luajë 2-3 sezone në Olimpico dhe pastaj të transferohet në Olimpico.
Bale duket shumë i interesuar për një transferim të tillë dhe i ka treguar edhe shokëve të skuadrës për një gjë të tillë.