Juventus dhe Manchester City kanë gati shkëmbimin spektakolar për merkaton e janarit.
E ardhmja e Matthijs de Ligt është temë aktuale te Juventusi muajt e fundit, pasiqë mbrojtësi holandez nuk është i kënaqur te Zonja e Vjetër.
De Ligt erdhi si përforcim i madh në vitin 2019 për 85 milionë euro, por nuk ka arritur të bind me fanellën e Biankonerëve.
Edhe pse kontrata i skadon në vitin 2024, De Ligt dëshiron largimin dhe nga kjo situatë kërkon të përfitojë Manchester City.
Calcio Mercato, ka lëshuar një lajm bombastik duke raportuar se Qytetarët janë të gatshëm t’ia ofrojnë Juventusit kartonin e Aymeric Laporte dhe 50 milionë euro në këmbim të De Ligt.
Te Juventus janë të hapur për shitjen e De Ligt dhe bisedimet me Cityn pritet të fillojnë së shpejti.