Mourinho përsëri provon fatin: Transferon futbollistin që nuk ka luajtur që dy vite!

Roma është shumë larg formës me të cilën e filloi sezonin.

Skuadra e Jose Mourinhos e ka shumë të vështirë që të rigjejë formën e duhur për të luftuar për titullin e Scudetos.

Siç raportojnë mediat italiane, Special One është gati për të sjellur përforcime në skuadër gjatë muajit janar.

Portugezi dëshiron transferimin e Phil Jones në Olimpico, mbrojtësin e Manchester United i cili ka gati dy vite që nuk ka luajtur për shkak të një dëmtimi të pësuar.

Jones paguhet plot 4 milionë euro në sezon dhe Djajtë e Kuq dëshirojnë të zgjidhin këtë problem sa më shpejtë që të jetë e mundur.

Një transferim i tillë pritet që ti kushtojë Giallorossëve diku tek 5 milionë eurot.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here