Gjatë muajit janar skuadra e Interit do të sjellë në San Siro një tjetër emër për repartin e sulmit.
Teknikut Simone Inzaghi do ti sigurohet një zëvëndësues për Edin Dzekon.
Në fillim u përmend përsëri emri i Gianluca Scamacca mirëpo skuadra e Sassuolos nuk ka shfaqur aspak interesim për të lejuar largimin e tij në janar.
Por Beppe Marotta ka gati emrin e ri që do të përforcojë repartin ofenziv të Neroazzurëve.
Bëhet fjalë për sulmuesin e Torinos, Simone Zaza i cili këtë sezon deri më tani ka zhvilluar vetëm 2 takime me skuadrën veriore.
Marrëdhëniet e Beppe Marottas me agjentin e futbollistit janë të shkëlqyeshme dhe nuk parashikohet që të ketë vështirësi për të arritur një marrëveshje mes palëve.
Torino gjithashtu ka shprehur gatishmërinë për shitjen e tij gjatë afatit të janarit.