Dejan Kulusevski drejt largimit nga Zonja e Vjetër.
Sulmuesi suedez, Dejan Kulusevski sipas të gjitha gjasave do të largohet nga Juventusi në merkaton e janarit.
Edhe pse erdhi si përforcim i madh Kulusevski nuk ka arritur të bind te Zonja e Vjetër dhe drejtuesit janë të gatshëm të ndëgjojnë ofertat për të.
Mediat angleze, raportojnë se interesim për Kulusevskin ka shfaqur Arsenali dhe Topçinjtë synojnë huazimin e tij në janar me opsion blerjeje për 40 milionë euro në fund të sezonit.
Agnelli është i hapur për ofertën e Topçinjëve dhe bisedimet me Arsenalin pritet të fillojnë së shpejti.