Kur bëhet fjalë për merkaton dhe goditjet e duhura si për fushën edhe për aspektin ekonomik të skuadrës, padyshim që në Itali Giuseppe Marotta nuk njeh konkurent.
Siç bën të ditur Gazzetta dello Sport, Inter ka në planet e saj disa emra të rëndësishëm për ti transferuar me parametra 0.
I pari është Matthias Ginter i Borussia Monchengladbach i cili ka një kontratë që po i skadon me skuadrën gjermane dhe i cili është në gjendje të luajë si në mbrojtje ashtu edhe në mesfushë.
Një emër tjetër është ai i Jesus Corona, meksikani i Portos po kërkohet gjithashtu nga Juventus dhe Milani.
Nuk përfshihet edhe mundësia për transferimin e Alexandre Lacazette.
Ndërkohë emri i fundit dhe ndoshta më i rëndësishmi është ai i Lorenzo Insigne i cili nuk po arrin të rinovojë me Napolin.