Te Milan, çështja e rinovimit të Franck Kessie vazhdon të mbetet në rend të ditës dhe sa më shumë kalon koha, aq më shumë palët distancohen.
Klubi nuk do të kapet i papërgatitur në rast se lamtumira e 24-vjeçarit bëhet realitet dhe për këtë arsye ata po monitorojnë tregun për të gjetur një zëvendësues të mundshëm.
Një strategji e ngjashme me atë që solli Mike Maignan te Milani, kur u kuptua se Gigio Donnarumma nuk do të rinovonte.
Siç raportimeve të fundit nga mediat italiane, Milani ka shfaqur interes për Danilo D’Ambrosion. I lindur në vitin 1988, mbrojtësi napolitan ishte kërkuar tashmë nga Rosonerët disa muaj më parë. Ai ka një kontratë që skadon në qershor dhe Interi nuk duket i gatshëm ta rinovojë atë.
E vërtetë që po flasim për një lojtar të pjekur, por ai mund të jetë i dobishëm edhe si mbrojtës i djathtë dhe i majtë. Me kalimin e viteve, ai ka mësuar të luajë edhe në qendër, në mbrojtjen me tre lojtarë ashtu edhe në atë me katër.
33-vjeçari gjithashtu shënon shpesh gola. Kjo pistë do të mbahet në konsideratë të fortë për verën në rast se Alesandro Florenzi nuk blihet përfundimisht nga Roma.