Paolo Maldini dhe Milan tashmë kanë kthyer sytë kah një futbollist i skuadrës së Juventusit.
Siç raporton Calciomercato, Rossonerët dëshirojnë që në muajin janar të sjellin në San Siro Federico Bernardschin.
Nga ana tjetër kontrata e Franck Kessie skadon në verën e ardhshme dhe tashmë po mendohet për një shkëmbim të mundshëm të tij me anësorin e Zonjës së Vjetër.
Të dy futbollistët verën e ardhshme janë të lirë për të zgjedhur skuadër të re dhe dy kolosët e Serie A po mendojnë për një shkëmbim mes tyre.
Nuk dihet nëse do të ndodhë shkëmbimi i tyre në muajin janar mirëpo një është e sigurt, që të dy palët janë duke punuar në këtë drejtim.