Leandro Paredes rikthehet në Itali.
Mesfushori argjentinas, Leandro Paredes pritet të largohet nga PSG në fund të sezonit, pasiqë nuk po luan shumë nën drejtimin e Pochettinos.
Paredes ka luajtur vetëm 3 ndeshje këtë sezon dhe nuk është i lumtur me statusin e tij.
Portali italian, Calcio Mercato, raporton se nga kjo situatë kërkon të përfitojë Roma dhe Juventusi.
Giallorosët dhe Biankonerët janë të interesuar për transferimin e 27-vjeçarit në merkaton e janarit.
Roma do të tentojë huazimin e Paredes me opsion blerjeje, ndërsa te Juventus janë të gatshëm ta blejnë kartonin e tij në janar për 20 milionë euro.
Roma apo Juventus, mbetet ta shohim se ku do të përfundojë Paredes në janar.