Beppe Marotta ka gati goditjen e parë për merkaton e verës.
Inter nuk e ka nisur në mënyrën më të mirë sezonin e ri dhe pas 12 ndeshjeve të luajtura, Neroaxurët renditen në pozitën e tretë me 25 pikë 7 pikë më pak se Milan dhe Napoli.
Skuadra e Inzaghit nesër do të përballet me Napolin ku do të ketë mundësi ta ngushtojë diferencën.
Klubi vazhdon të ketë probleme financiare dhe Marotta vazhdon të jetë në kërkim të transferimeve me kosto zero.
Sipas së përditshmes gjermane Kicker, Interit i është ofruar mundësia për të transferuar mesfushorin e Bayernit, Corentin Tolisso.
Francezit nuk po luan aspak te Bayerni dhe në fund të sezonit do të largohet si futbollist i lirë, pasiqë i skadon kontrata me Bavarezët.
Neroaxurët janë të gatshëm të përfitojnë nga kjo mundësi dhe në janar pritet të firmosin para kontratë me Tolisson.