Pasi që kanë verifikuar dy futbollistët e tyre, Juventus dhe Paris Saint Germain po bëjnë gati një shkëmbim për dy emra që nuk bëjnë më pjesë në planet e dy skuadrave respektive.
Bordi i drejtuesve të Juventusit i ka ofruar skuadrën franceze mundësinë për shkëmbimin në mes të Arthur Melos dhe Leandro Paredes.
25 vjeçari brazilian qysh prej transferimit nga Barcelona nuk ka arritur të gjejë formën e mëhershme duke rrëshqitur kështu nga skuadra titullare e Zonjës së Vjetër.
E njëjta gjë për 27 vjeçarin argjentinas i cili nuk është më në planet e Mauricio Pochettinos dhe largimi duket i vetmi opsion për karierën e tij.
Një ndryshim skuadrash për të dy futbollistët duket zgjidhja e duhur pasi Arthur këtë sezon ka startuar vetëm në 1 ndeshje të Serie A ndërkohë që Paredes në 2 në Ligue 1.