Marrëveshja është arritur: Andrea Belotti ka skuadër të re!

Milan, Inter apo Juventus? – Belotti ka vendosur se do ku do ta vazhdoj karrierën e tij.

Sulmuesi i Torinos, Andrea Belotti do të largohet nga Demat e Kuq në fund të sezonit.

Belottit i skadon kontrata me Torinon në qershor të vitit 2022 dhe do të jetë futbollist i lirë.

27-vjeçari është i lidhur për një kohë të gjatë me një largim nga Torino, ndërsa sipas raportimeve të fundit Belotti ka arritur marrëveshje me gjigantin italian.

Në garë për Belottin janë Milan, Inter, Juventus dhe Roma, por 27-vjeçari ka vendosur ta vazhdojë karrierën te Interi.

Portali i njohur spanjoll për transferime Todo Fichajes, shkruan se Belotti është i bindur nga projekti i Interit dhe madje ka arritur marrëveshje me Neroaxurët.

Italiani ka luajtur nëntë ndeshje këtë sezon dhe ka realizuar 2 gola, ndërsa marrëveshja me Interin do të zyrtarizohet në janar.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here