Kamara refuzon ofertat e Marseille, ka në mendje vetëm skuadrën italiane!

Boubacar Kamara padyshim që është njeriu i momentit tek skuadra e Marseille.

Këta të fundit po bëjnë çmos për ta bindur atë që të mos largohet nga Ligue mirëpo një gjë e tillë tashmë duket një mision i pamundur.

Siç raporton Foot Mercato, futbollisti deri më tani ka refuzuar plot 4 oferta që janë bërë nga francezët për rinovimin e kontratës.

Calciomercato ka bërë të ditur që 22 vjeçari që luan si mesfushor defanziv po kërkon vetëm transferimin tek skuadra e Milanit.

Këta të fundit e kanë shprehur hapur dëshirën e tyre për ta bërë për vete një emër që po kërkohet nga shumë skuadra të mëdha në Europë.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here