Lajme të mira vijnë nga Londra për skuadrën e Juventusit.
Njëri prej objektivëve të Zonjës së Vjetër ka bërë të ditur me anë të një marrëveshje me Arsenalin që do të largohet nga Topçinjtë në merkaton e janarit me parametra 0.
Bëhet fjalë për sulmuesin francez, Alexandre Lacazette i cili deri vonë ka qenë edhe në radarët e kampionëve të Serie A, Interit.
Lacazette për Telefoot deklaroi që ka biseduar me agjentin e tij për një skuadër të re mirëpo jo para muajit janar.
Deri më tani skuadra më serioze në këtë garë ka qenë pikërisht Zonja e Vjetër e cila kërkon me çdo kusht një sulmues me përvojë në një sezon që deri më tani lë shumë për të dëshiruar.