Skuadra e Inter ka filluar hapat e parë për transferimin e Giulio Maggiore i cili është pjesë e skuadrës së Spezias.
Neroazzurët po synojnë që të provojnë formulën e njejtë si me Nicolo Barella që rezultoi në një sukses të vërtetë.
Siç raporton Gazzetta dello Sport, agjenti i mesfushorit 23 vjeçar Alessandro Lucci ka arritur një marrëveshje me Neroazzurët pasi ky ka nën menaxhim edhe Joaquin Corread dhe Matias Vecino.
Me Maggioren do të tentohet një vit huazimi i paguar dhe nëse tregon sukses atëherë kartoni i tij do të blihet përfundimisht nga kampionët e Serie A.