Milani dhe Reali kanë gati shkëmbimin spektkolar për merkaton e janarit.
Rinovimi i Franck Kessie është tema aktuale për disa javë me rradhë te Milani.
Mesfushorit ivorian i skadon kontrata me Rosonerët në fund të sezonit dhe palët janë larg arritjes së marrëveshjes për rinovim.
Drejtuesit e Milanit do të tentojnë rinovimin me Kessie në merkaton e janarit dhe në rast se kjo nuk ndodh, atëherë Rosonerët janë të gatshëm ta nxjerrin në shitje.
Mediat spanjolle, raportojnë se nga situata e Kessie kërkon të përfitojë Reali dhe se Los Blancos i kanë ofruar Milanit një shkëmbim.
Bëhet fjalë për një shkëmbim mes Franck Kessie dhe Iscos. Spanjolli është në shënjestrën e Milanit për një kohë të gjatë dhe Perez është i bindur se Rosonerët do ta pranojnë ofertën.