Situatë e turbullt tek Milan sa i përket rinovimeve me disa prej futbollistëve kyç.
Pep Guardiola e ka nuhatur më së miri këtë situatë dhe po kërkon që të shfrytëzojë boshllëkun e krijuar brenda skuadrës kuqezi.
Bëhet fjalë për Rafael Leao i cili ka shpërthyer tek Rossonerët javëve të fundit, duke bërë që emri i tij tashmë të ketë një rëndësi të madhe për drejtuesit e skuadrës.
Kontrata e portugezit skadon në vitin 2024 por ai me kontratën aktuale përfiton 2 milionë euro në sezon, pagë kjo e ulët.
Është pikërisht kjo pika kyçe ku Guardiola po tenton ta bëj për vete Leaon i cili dëshiron një pagë më të madhe, gjë të cilën Rossonerët deri më tani nuk i kishin ofruar.
Për Milanin tashmë sulmuesi anësor është një emër që duhet të mbahet me çdo kusht në skuadër mirëpo milionat e Cityt mund ti ndërrojnë mendjen atij.